U përmend në dosjet e financierit famëkeq, sot rikthehet fuqishëm në ekran – kjo është shqiptarja që po trazon mediat britanike!

Posted by

Modelja shqiptare Misse Beqiri po rikthehet fuqishëm në skenën mediatike ndërkombëtare me pjesëmarrjen në sezonin e ri të Ladies of London: The New Reign. Ky rikthim vjen në një moment delikat, pasi emri i saj është përmendur në dokumente të lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein, një çështje që vijon të ketë jehonë globale.

Sipas raportimeve të tabloidit britanik The Sun, në dokumentet e publikuara së fundmi rikujtohet një takim i vitit 2011 mes Beqirit dhe Epstein. Burime pranë modeles kanë theksuar se ajo në atë kohë ishte në fillimet e karrierës dhe nuk kishte dijeni për të kaluarën penale të tij.

 

Sipas këtyre burimeve, takimi kishte ardhur pas premtimeve për mundësi në fushën e modelingut. Insistohet se asgjë e papërshtatshme nuk kishte ndodhur dhe se sot Beqiri ndjen keqardhje për viktimat e çështjes, duke besuar se drejtësia duhet të vihet në vend.

Raportimet përmendin gjithashtu se Epstein i kishte propozuar modeles një udhëtim me avion privat drejt Parisit për një sfilatë mode, si dhe dhuratë një automjet luksoz me vlerë rreth 100 mijë paund. Takimi i parë thuhet se ishte zhvilluar në rezidencën e tij shtatëkatëshe në Manhattan, vetëm pak muaj pasi ai kishte përfunduar një dënim prej 13 muajsh burg dhe një vit arrest shtëpie, pas vendimit të vitit 2008 për sigurimin e një të miture për prostitucion.

 

 

Jeta personale dhe sfidat

Në planin personal, Beqiri u bë e njohur ndërkombëtarisht edhe si bashkëshortja e ish-portierit të Manchester United, Anders Lindegaard, me të cilin u martua në vitin 2016. Nga kjo martesë ata kanë një djalë.

Më pas, ajo pati një lidhje të trazuar me Jake Hall, e cila përfundoi në vitin 2021, nga e cila lindi vajza e tyre.

Një nga ngjarjet më të rënda në jetën e saj mbetet vrasja e vëllait, Flamur Beqiri, i cili u qëllua për vdekje jashtë banesës së tij në Battersea në prag të Krishtlindjes 2019. Për këtë ngjarje, Anis Hemissi u dënua me burgim të përjetshëm, me minimum 35 vite.

“Një kapitull i ri”

Në prag të transmetimit të sezonit të ri, Beqiri është shprehur optimiste për rikthimin në ekran, duke e cilësuar si “surreal” momentin kur pa billboardin me imazhin e saj.

“Jeta nuk më është dhënë në një pjatë të artë. Nuk jam perfekte, por e di vlerën time dhe jam rritur si person”, është shprehur ajo, duke theksuar se rrugëtimi i saj ka qenë i mbushur me sfida, por se tani po hap një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e saj.

 

“Një kapitull i ri”

Në prag të transmetimit të sezonit të ri, Beqiri është shprehur optimiste për rikthimin në ekran, duke e cilësuar si “surreal” momentin kur pa billboardin me imazhin e saj.

“Jeta nuk më është dhënë në një pjatë të artë. Nuk jam perfekte, por e di vlerën time dhe jam rritur si person”, është shprehur ajo, duke theksuar se rrugëtimi i saj ka qenë i mbushur me sfida, por se tani po hap një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e saj.