Vetëm tre ditë para shpalljes së fituesit, tensionet mes Klodit dhe Elijonës kanë arritur kulmin.
Sipas tij, mënyra se si ajo ka vepruar në situata të ndryshme brenda shtëpisë nuk ka qenë aq spontane sa është paraqitur, por e menduar me kujdes për të arritur deri në finale.
Nga ana tjetër, Elijona nuk është pajtuar aspak me këtë vlerësim. Ajo ka theksuar se çdo veprim dhe reagim i saj ka qenë i sinqertë dhe i ndjerë, duke mohuar se ka përdorur ndonjë strategji të fshehtë për të avancuar në lojë.
Me finalen që po afron, mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të ndikojë në perceptimin e publikut dhe në rezultatin përfundimtar.





