Ulërima, akuza dhe ofendime për bukën! Buxheti i javës shpërthen në kaos total në shtëpi

Posted by

Buxheti i javës është kthyer sërish në shkak për përplasje të forta mes banorëve, duke e tensionuar maksimalisht atmosferën në shtëpi.

Teksa Brikena dhe Shëndrit Lumi po përpiqeshin të mbyllnin llogaritë si përgjegjës të javës, situata mori një kthesë të papritur. Artani ndërhyri duke kërkuar të kontrollonte llogaritjet e Mateos me kalkulator, gjë që u pa si pengesë në proces.

 

 

Debati nuk u ndal me kaq, pasi Shëndriti përdori edhe ofendime të rënda, duke e quajtur Artanin “të poshtër”, ndërsa pjesa tjetër e banorëve u përpoqën të qetësonin situatën.

Me finalen që po afrohet, tensionet për çështje si buxheti po bëhen gjithnjë e më të forta, duke treguar se nervat janë në limit dhe çdo detaj mund të kthehet në shkak për përplasje.