Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Juelës, Gretës dhe Selin, duke e çuar situatën në limite të papritura.
Gjithçka nisi kur Greta dhe Selin e akuzuan Juelën se po e përdor Rogertin për të forcuar pozitën e saj në lojë. Sipas tyre, afrimiteti i saj me të nuk është i sinqertë, por i menduar strategjikisht për të arritur deri në finale.
Por Juela nuk ka qëndruar në heshtje. Ajo u është kundërpërgjigjur ashpër, duke i akuzuar se pikërisht ato kanë përdorur meshkuj për të ecur përpara në lojë. “Jeni mësuar të përdorni meshkujt”, është shprehur ajo, duke ndezur edhe më shumë situatën.
Debati ka eskaluar kur Selin e ka quajtur Juelën “të degjeneruar”, një deklaratë që ka shtuar tensionin.





