Gjendja ka eskaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pas një nominimi që tronditi banorët.
E gjitha nisi pasi Juela Nikolli përdori Kutinë e Pandorës për të çuar në televotim Selin Bollatin, Greta Kazazin dhe Gimbon. Vendimi i saj solli reagime të menjëhershme dhe tensione të forta brenda shtëpisë.
“S’ka shanse t’i fut duart te vithet e mia, kush është ai. Maniak”, u dëgjua ajo duke bërtitur, ndërsa banorët e tjerë u përpoqën të kuptonin çfarë po ndodhte.
Debati mori një kthesë edhe më të fortë kur Greta pështyu Juelën, duke e akuzuar se në një formë e kishte nxitur situatën.
Ngjarja ka trazuar jo vetëm shtëpinë, por edhe rrjetin, me reagime të shumta nga publiku për atë që ndodhi në oborr.





