Deputetja Edona Llalloshi merr duart në dy komisione kyçe – ja planet e saj!

Posted by

Edona Llalloshi, e cila sapo siguroi mandatin e dytë si deputete, ka njoftuar se do të marrë pjesë në dy komisione të rëndësishme parlamentare: Komisionin për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut.

 

Në një njoftim për qytetarët, Llalloshi shprehet se angazhimi në këto komisione do t’i mundësojë të realizojë qëllimet e saj politike. Në fushën e kulturës, ajo do të përqendrohet në forcimin e politikave që mbështesin komunitetin artistik dhe ruajnë identitetin kombëtar.

 

 

Ndërkohë, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Llalloshi synon të luftojë dhunën në familje, të promovojë barazinë gjinore dhe të rrisë efikasitetin e organeve ligjzbatuese. Deputetja këngëtare duket e vendosur të bashkojë pasionin për artin me angazhimin social dhe politik.