Pas kritikave që mori për rikthimin e saj në Big Brother VIP Kosova, ka reaguar ish-banorja Benita.
Ajo u përball me komente të shumta, pasi më herët kishte shprehur pakënaqësi publike, ndërsa vendimi për t’u rifutur në shtëpi ngriti pikëpyetje te ndjekësit.
“E kam pa që ju ka mungu energjia e Bugatit mrena në shpi… edhe mu m’ka mungu dashuria që e kam ndaj jush,” u shpreh ajo, duke shtuar se për finalen ka shkuar për të biseduar për të drejtat e saj dhe për pjesën e performancës.
Benita gjithashtu theksoi se nuk kërkon duartrokitje apo aprovime, duke u shprehur e bindur se publiku që e njeh, e di kush është ajo në të vërtetë.





