Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm në Hagë – Reagon pas aktakuzës për ndërhyrje në drejtësi!

Posted by

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar plotësisht i pafajshëm lidhur me aktakuzën e dytë që i është ngritur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për pretendime për ndërhyrje në drejtësi.

Gjatë seancës, Thaçi ka deklaruar qartë se nuk pranon asnjë nga akuzat e ngritura kundër tij.

Edhe të gjithë bashkëakuzuarit – Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi – janë deklaruar të pafajshëm për të njëjtat akuza.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se bënë përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës ku Thaçi është palë e akuzuar.

Ky reagim i Thaçit vjen ndërsa procedurat ligjore kundër tij dhe bashkëakuzuarve vazhdojnë në Gjykatat e Specializuara në Hagë.