Fero niset drejt Dubait – A po shkon për të takuar vajzën pas më shumë se një viti?

Posted by

Reperi Fero ka zbuluar përmes një InstaStory se ka marrë rrugën drejt Dubait. Ai publikoi një fotografi nga pista e aeroportit, duke konfirmuar nisjen e udhëtimit, por pa dhënë shumë detaje mbi arsyen.

Dubai nuk është një destinacion i zakonshëm për të, pasi atje jeton vajza e tij e vogël, Nina, së bashku me nënën e saj, modelen Arbenita Ismajli.

 

Pas ndarjes dhe përballjeve ligjore mes ish-çiftit, reperi prej më shumë se një viti nuk ka pasur mundësi ta takojë të bijën. Kjo e bën udhëtimin e tij edhe më domethënës, duke nxitur spekulime në rrjet.

A është kjo një vizitë për t’u ribashkuar me vajzën, apo thjesht një udhëtim pune apo pushimi? Për momentin, Fero nuk ka zbuluar më shumë, duke lënë gjithçka në pritje të zhvillimeve të reja.