Surprizë nga qielli në BBV 5 – Mesazhi i babait emocionon Selin

Posted by

Një moment i veçantë ka ndodhur pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku Selin mori një surprizë të papritur nga babai i saj.

Teksa banorët ndodheshin në oborr, një dron u ngrit mbi shtëpi me një mesazh të dedikuar për të. Në banderolë shkruhej: “Selin, Greta, Gimbo, babi Toni ju do shumë”.

 

Mesazhi u prit me entuziazëm dhe emocione nga Selin dhe Greta, të cilat nuk e fshehën gëzimin për këtë gjest mbështetjeje nga jashtë.

Ky moment solli atmosferë pozitive në shtëpi, duke treguar edhe një herë sa shumë ndikim kanë surprizat familjare te banorët gjatë izolimit.