Kurti flet pas takimit me Hamzën: Asnjë emër për presidentin, paralajmëron “propozime partiake”

Posted by

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar para mediave pas takimit me kreun e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.

Ai bëri të ditur se gjatë bisedës nuk është përmendur asnjë emër konkret për postin e presidentit dhe se palët nuk kanë arritur të gjejnë një kandidat konsensual.

 

 

Sipas tij, në mungesë të një marrëveshjeje politike apo një propozimi të përbashkët, vendi mund të shkojë drejt propozimeve partiake.

“Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike dhe për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake. Shpejt emrat e përveçëm – duket se edhe kjo e shtunë e fundit e muajit shkurt shkoi pa emra konkretë. Uroj për një garë sa më demokratike dhe sa më parë ta kalojmë edhe këtë sfidë”, tha Kurti.

Procesi për zgjedhjen e presidentit mbetet i hapur, ndërsa priten zhvillime të reja në ditët në vijim.