Pas natës së madhe ku u shpall fitues i Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj ka ndarë për herë të parë emocionet pas daljes nga shtëpia dhe përballjes me realitetin jashtë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai u shfaq i emocionuar teksa tregoi se nuk kishte pasur asnjë ide për jehonën që kishte krijuar jashtë gjatë kohës që ishte i izoluar. Sipas tij, përkrahja masive dhe mesazhet e panumërta e kanë lënë pa fjalë.
“Isha totalisht i papërgatitur për atë që më priste jashtë. Nuk e kam pas as idenë më të vogël çka është bërë e çka ka ndodhë sa kam qenë brenda”, u shpreh ai mes emocionesh.
Fituesi falënderoi publikun për çdo votë dhe çdo mesazh, ndërsa dha edhe një premtim të sinqertë: mezi pret t’i takojë nga afër, t’i përqafojë dhe t’i falënderojë personalisht për mbështetjen.
“Mezi po pres me ju pa, me ju përqafu e me u pa sy më sy. Ju kam shpirt!”, ishte mesazhi i tij për fansat.





