Finale me “unfollow”! Çfarë ndodhi mes Leonora Jakupit dhe Olta Gixharit?

Posted by

Me përfundimin e Big Brother VIP Kosova, duket se ka marrë fund edhe raporti mes dy opinionisteve, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari.

Ajo që filloi me qëndrime të përbashkëta në hotel dhe paraqitje të koordinuara në netët “Prime”, përfundoi me një lëvizje që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit: “unfollow” në Instagram.

 

Ditën e finales, fansat vunë re se Leonora nuk e ndiqte më Oltën në rrjetet sociale. Por historia nuk mbaroi me kaq. Sapo u mbyll spektakli, Olta reagoi duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.

Edhe pse gjatë mbrëmjeve live tensioni mes tyre është ndjerë herë pas here, të dyja arritën ta mbajnë situatën larg përplasjes publike. Megjithatë, veprimet e fundit në rrjete sociale duket se flasin më shumë se çdo deklaratë.

Nga një fillim i qetë dhe profesional, fundi i këtij bashkëpunimi duket se nuk ishte aspak i njëjtë.