Gjatë Post Big Brother, diskutimi rreth rrugëtimit të Londrimit vazhdoi edhe me një pyetje nga Jonida, e cila preku drejtpërdrejt çështjen e penalizimit dhe perceptimit të publikut.
“A mendon që kjo që të ka penalizuar, në fakt të ka ndihmuar që ti të jesh fituesi?” ishte pyetja e saj.
Londrimi u shpreh se loja nuk vlerëson vetëm strategjinë, por edhe parimet personale që një banor shfaq gjatë rrugëtimit.
“Po mendoj që këtu nuk vlerësohesh vetëm për lojë, po edhe për parimet që i tregon. Se kaniher publiku jonë është shumë inteligjent, arrin me i pa padrejtësitë nga jashtë, edhe nëse na nuk i shohim,” u shpreh ai.
Deklarata e tij u interpretua si një mesazh besimi ndaj publikut, duke lënë të kuptohet se ai e sheh transparencën dhe qëndrueshmërinë në parime si faktor kyç për suksesin në këtë format.






Leave a Reply