Gjatë Post Big Brother, Londrimi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me arsyen pse ka dashur me çdo kusht të bëhet pjesë e këtij edicioni të BBVK-së.
Ai tregoi se hyrja e tij në shtëpi nuk ka qenë vetëm për lojën, por edhe për një arsye personale që lidhet me karrierën muzikore.
“Kom desht patjetër me hi në BBVK këtë edicion, se e kom lansu këngën që ka pas ni klip, e ka pas vend për shumë paragjykime për shkak të veshjes që e kom pas në klip,” u shpreh Londrimi.
Sipas tij, pjesëmarrja në këtë format ka qenë një mundësi për ta treguar veten përtej imazhit të krijuar nga klipi dhe për t’u njohur nga publiku në një dimension më personal.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime në rrjet, ku disa e mbështesin për guximin për t’u përballur me paragjykimet, ndërsa të tjerë vazhdojnë debatet rreth imazhit artistik dhe perceptimit publik.
Mbetet të shihet nëse kjo eksperiencë do të ndikojë pozitivisht në karrierën e tij pas daljes nga shtëpia






Leave a Reply