Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Prishtinën: gazetari Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga reperi Gramos Krasniqi, i njohur si “Mossi”, dhe më pas raportohet se ka bërë edhe kërcënime në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pas pranimit të informacionit për sulmin fizik, Policia e Kosovës është autorizuar të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar, si dhe sigurimin e provave relevante.
“Aktualisht, organet e rendit janë duke zhvilluar hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit, nuk mund të ofrohen detaje shtesë,” thuhet në njoftim.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e reperit dhe të gazetarit kanë reaguar ashpër. Raportimet gjithashtu përmendin se Mossi ka përdorur rrjetet sociale për të dërguar kërcënime ndaj Pacollit, duke rritur tensionin dhe shqetësimin publik.






Leave a Reply