Reality show Ferma VIP po bëhet gati të rikthehet me një edicion të ri që pritet të jetë më i bujshëm se kurrë. Spektakli do të drejtohet nga Arbana Osmani dhe do të ketë në regji Eduart Grishaj, ndërsa pritet të sjellë emra që mund të surprizojnë publikun.
Sipas gazetarit Andi Vrapi, dy nga personazhet që mund të “thyejnë rrjetin” këtë sezon janë Fero dhe Ermiona Lekbello. Për këtë të fundit thuhet se produksioni po bën çdo përpjekje për ta sjellë nga jeta luksoze në Beverly Hills drejt sfidave të fermës, duke plotësuar disa nga kushtet e saj.
Ndërkohë, sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, hyrja e Feros duket pothuajse e konfirmuar. Ai është parë rreth 10 ditë më parë në një takim me Arbana Osmani në një hotel në Prishtina, gjë që ka shtuar dyshimet se marrëveshja mund të jetë drejt finalizimit.
Përveç tyre, përflitet se pjesë e këtij edicioni mund të bëhen edhe emra të njohur si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Mimoza Ahmeti dhe Romir Zalla.
Gjithçka pritet të zbulohet zyrtarisht më 20 mars, kur do të ndizën dritat e fermës më të famshme dhe publiku do të mësojë se cilët do të jenë banorët e këtij sezoni.





