“Bukuroshja e fjetur?” Hygerta Sako u përgjigjet kritikëve: Ja pse publiku më çoi në finale!

Posted by

Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka vendosur t’u përgjigjet hapur komenteve të shumta që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme.

Në një sesion pyetje-përgjigje të zhvilluar me ndjekësit në Instagram, një fans e pyeti drejtpërdrejt:
“Pse mendon që publiku të çoi në finale kur të gjithë të etiketonin si ‘bukuroshja e fjetur’?”

 

 

Sipas saj, loja e saj brenda shtëpisë nuk u bazua në zhurmë apo konflikte të panevojshme, por në argumente dhe qasje më të qetë në debatet me banorët e tjerë.

Deklarata e saj ka ndezur sërish diskutimet në rrjet, ku fansat vazhdojnë të debatojnë nëse strategjia e saj e qetë ishte pikërisht arsyeja që e çoi deri në finale.