“Të dua pafundësisht” – Selin dhe Gimbo më pranë se kurrë në Big Brother VIP 5

Posted by

Momente romantike janë zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes dy banorëve Selin dhe Gimbo, pas përfundimit të festës së beqarisë që u organizua në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Dy banorët kanë kaluar disa çaste shumë të afërta në dhomën e gjumit, ku janë parë duke shkëmbyer përqafime dhe një puthje romantike në buzë, duke treguar edhe një herë afrimitetin që është krijuar mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpi.

Gjatë bisedës mes tyre, Gimbo nuk kurseu fjalët e dashurisë për Selinin. Ai u shpreh se ndjen shumë për të dhe i tha se e do pafundësisht.

“I love you so much, të kam çikën time të vogël”, i tha ai Selinit gjatë momentit romantik.

Marrëdhënia mes tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga fillimi, ndërsa së fundmi shikuesit i kanë zgjedhur ata si çiftin që do të realizojë një dasmë tradicionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ceremonia simbolike e dasmës mes Gimbos dhe Selinit pritet të zhvillohet këtë të enjte, duke u kthyer në një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni të spektaklit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *