Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se i janë drejtuar Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Sipas saj, përmes kësaj kërkese është kërkuar gjithashtu që Gjykata të vendosë një masë të përkohshme, e cila do të pezullonte afatin kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit përfundimtar nga Kushtetuesja.
Haxhiu bëri të ditur se lidhur me këtë zhvillim është njoftuar edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu. Sipas saj, qëllimi i kërkesës është që të sqarohet përfundimisht interpretimi kushtetues i procedurës për zgjedhjen e Presidentit dhe të shmangen paqartësitë institucionale në këtë proces.






Leave a Reply