Videoja që ‘trazoi’ rrjetin: Alice shihet duke u puthur me një tjetër, reagon për herë të parë

Posted by

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, sidomos për marrëdhënien mes Klodi dhe aktores italiane Alice.

Së fundmi, disa imazhe dhe video të publikuara në rrjetet sociale ku Alice shihet duke marrë një puthje në faqe nga një djalë tjetër kanë bërë xhiron e internetit, duke ngritur dyshime te fansat nëse kjo ishte një veprim i bërë nga inati apo nëse historia e saj me Klodin ka marrë një tjetër drejtim.

 

 

Aktorja u bëri thirrje ndjekësve që të mos nxjerrin përfundime të nxituara pa i ditur faktet, duke shtuar se pamjet që po qarkullojnë janë të vjetra dhe se marrëdhënia me ish-partnerin e saj ka përfunduar prej kohësh.

Megjithatë, zhurma në rrjet nuk është ndalur. Alice vazhdon të përballet me pyetje dhe komente edhe për afrimitetin e Klodi me finalisten tjetër të Big Brother VIP Kosova, Elijona.

Deri më tani, pavarësisht interesimit të madh të publikut dhe diskutimeve të shumta në rrjet, asnjëri prej protagonistëve nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për të treguar se çfarë po ndodh realisht mes tyre jashtë kamerave.