Dasmë brenda “BBVA”? Gjesti reagon me humor pas martesës së Gimbos dhe Selinës

Posted by

Mbrëmja e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u shndërrua në një festë të papritur për banorët. Brenda reality show-t u organizua një ceremoni e improvizuar martese për dy banorët, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, duke krijuar një nga momentet më argëtuese dhe të komentuara të mbrëmjes.

Banorët e shtëpisë u përfshinë menjëherë në atmosferën festive, duke improvizuar një “dasëm” të vogël plot humor, muzikë dhe batuta. Momenti u prit me të qeshura dhe reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku fansat e spektaklit nisën menjëherë të komentojnë skenën.

 

 

Përmes një komenti në profilin e Gimbos në Instagram, Gjesti vendosi ta marrë situatën me sportivitet dhe humor.

“Urimeeeeeee urimeeee, kur del jasht e kallim qysh duhet dasmën puqi”, shkroi ai.

Komenti i tij u shpërnda shpejt nga fansat dhe faqet e showbiz-it, duke shtuar edhe më shumë atmosferën e humorit rreth këtij momenti. Edhe pse gjithçka ishte thjesht një ceremoni simbolike brenda spektaklit, skena u kthye në një nga momentet më virale të natës në Big Brother VIP Albania.