Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Lajmi është bërë i ditur nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, gjatë një konference për media.
Sipas saj, kryeministri Kurti nuk do të jetë pjesë e këtij takimi të thirrur nga presidentja, i cili synon konsultimin me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme në vend.
Takimi i thirrur nga presidentja Osmani pritet të mbledhë përfaqësues të subjekteve politike për të diskutuar rreth hapave të mëtejmë në procesin zgjedhor, ndërsa mbetet të shihet se cilat parti do të marrin pjesë dhe si do të zhvillohen konsultimet në vijim.





