Kurti sot në konferencë për media pas mungesës në takimin me Osmanin

Posted by

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sot një konferencë për media, e cila pritet të nisë nga ora 16:00.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, i cili ka njoftuar se Kurti do t’u drejtohet mediave gjatë pasdites së sotme.

 

Kjo konferencë vjen në një moment kur kryeministri nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me liderët e partive politike, ku u diskutua lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.

Mungesa e Kurtit në këtë takim ka ngjallur interes dhe reagime në skenën politike, ndërsa pritet që në konferencën e sotme ai të sqarojë qëndrimin e tij dhe zhvillimet e fundit politike në vend.