Pushimet në Dubai kthehen në alarm për Drilon Ramën: “Alarmi im çdo mëngjes”

Posted by

Pushimet në Dubai për fituesin e Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, kanë marrë një kthesë të papritur. Ai ka mbetur i izoluar në Emiratet e Bashkuara Arabe pas pezullimit të fluturimeve, për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon.

Së fundmi, Driloni ka ndarë me ndjekësit në Instagram një pamje të njoftimit emergjent që ka marrë në telefonin e tij. Në mesazhin e autoriteteve qytetarët udhëzohen që, për shkak të situatës aktuale, të kërkojnë strehim në ndërtesën më të sigurt pranë tyre dhe të qëndrojnë larg dritareve, duke pritur udhëzime të mëtejshme.

 

Mbi foton e publikuar në rrjetin social, Drilon Rama ka shkruar shkurt, por me ironi:
“Alarmi im çdo mëngjes”.

Pavarësisht situatës së krijuar, ai ka bërë të ditur se ndodhet mirë dhe në siguri, ndërsa është në pritje të rifillimit të fluturimeve për t’u kthyer sa më shpejt në Prishtina.