Motra e Gimbos flet për “dasmën” në BBVA: Selin mund të jetë një nuse e Kosovës

Posted by

Pas ceremonisë së improvizuar të martesës mes DJ Gimbo dhe Selin Bollati në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, reagimet nuk kanë munguar as nga familjarët e banorëve.

Motra e Gimbos, Ajetja, ishte e ftuar në emisionin Goca & Gra, ku foli për ceremoninë e organizuar brenda shtëpisë dhe për raportin mes dy banorëve.

 

 

“Nusja na duket yll, nuk besoj se ka pasur një dasmë më të bukur se ajo që keni parë në BBV mbrëmë. Shumë të lumtur prindërit. Është një dasmë e BBV, një traditë e lojës, jo e vërtetë, atë do ta bëjmë jashtë”, u shpreh ajo.

Ajetja theksoi gjithashtu se Selin tregoi respekt për traditat shqiptare gjatë ceremonisë, duke shtuar se mund të jetë një nuse e denjë për Kosovën.

“Mbrëmë e ka dëshmuar që Selin mund të jetë një nuse e Kosovës, me traditat tona. Nusja duhet të jetë me veshje kombëtare dhe muzikë kombëtare”, tha ajo.

 

 

Megjithatë, ajo sqaroi se familja e tyre ende nuk ka pasur komunikim me prindërit e Selin, pasi presin që banorët të dalin nga shtëpia dhe të shohin se si do të zhvillohet raporti i tyre jashtë spektaklit.

“Ne jemi ana e dhëndrit, duhet të hedhim edhe ndonjë hap. Ende nuk kemi raport me familjen e saj, presim të shohim si do të shkojnë gjërat”, u shpreh Ajetja.

Sipas saj, duke parë sjelljen dhe emocionet e tyre, ekziston mundësia që lidhja mes DJ Gimbos dhe Selin Bollatit të vazhdojë edhe pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Albania.