Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka treguar si po e përjeton jetën pas përfundimit të aventurës në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Një nga pyetjet që fansat i drejtuan më shpesh ishte se si po i duket rikthimi në jetën normale pas rreth tre muajsh izolim në reality show.
“Është wow, nuk e kisha besuar që mund të marr kaq shumë dashuri prej jush. Jam tepër mirënjohëse dhe shpresoj që të mund t’jua kthej gjithë atë dashuri,” ka shkruar ajo.
Megjithatë, ajo pranoi se periudha pas daljes nga shtëpia nuk është edhe aq e lehtë. Sipas saj, angazhimet e shumta dhe ndryshimi i ritmit të jetës e kanë bërë këtë fazë paksa sfiduese.
“Nga ana tjetër jam shumë e zënë me disa punë dhe ende duke e marrë veten,” shtoi ish-banorja.
Me sa duket, edhe pse aventura në Big Brother VIP Kosova ka përfunduar, për Elijonën një kapitull i ri sapo ka nisur, ndërsa fansat vazhdojnë ta ndjekin nga afër në çdo hap të saj jashtë kamerave.





