Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ka ndarë një lajm fantastik për të gjithë fansat e saj. Artistja ka njoftuar se më 25 Prill do të mbajë koncertin e saj të parë të madh në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, një ngjarje që pritet të jetë shumë e veçantë për karrierën e saj.
Përmes një video-mesazhi emocionues, Fifi tregoi se ajo dhe ekipi i saj kanë kohë që po punojnë intensivisht për këtë projekt, duke përgatitur një spektakël të paharrueshëm për publikun.
Artistja premtoi një natë plot emocion, muzikë dhe surpriza për të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite.
“Fifi po vjen me historinë e vet, me muzikën, ndjenjën, zemrën… Kjo është dhurata ime për ju që e doni muzikën time,” – u shpreh ajo në postimin e saj, duke i ftuar të gjithë fansat të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje magjike.





