“Ëmbëlsia kalon në diabet” – Batuta e Lim Hotit për Dolcen që bëri sallën të shpërthejë në të qeshura

Posted by

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Lim Hoti, ishte i ftuari special në mbrëmjen e djeshme në spektaklin e humorit Portokalli, ku nuk munguan as pyetjet pikante për jetën e tij personale.

Gjatë intervistës në skenë, aktorët e emisionit e ngacmuan për raportet që krijoi brenda shtëpisë së BBVK, veçanërisht për afrimitetin që pati me Dolce dhe Alba Pollozhani.

 

 

“Është shumë e ëmbël… por ndonjëherë ëmbëlsia kalon në diabet, kështu që është më mirë të mbaj pak distancë,” u shpreh ai me humor.

Deklarata e tij u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga publiku, duke treguar edhe një herë natyrën karizmatike dhe të shkujdesur të Lim Hotit, i cili vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuar pas daljes nga BBVK.