Zyrtare: Arbana Osmani prezantuese e Ferma VIP – kalon nga Top Channel te Vizion Plus

Posted by

Pritjes më në fund i erdhi fundi. Përmes një video-promocioni të publikuar në Instagram me mbishkrimin “Le të fillojnë lojërat”, Arbana Osmani konfirmoi zyrtarisht se do të jetë prezantuesja e spektaklit Ferma VIP, që do të transmetohet në Vizion Plus dhe Tring.

Pas shumë vitesh si një nga figurat kryesore të Big Brother në Top Channel, kjo shënon herën e parë në karrierën e saj që moderatorja kalon në një tjetër logo televizive.

 

Gjatë kësaj periudhe larg ekranit televiziv, Arbana mbajti vëmendjen e publikut me programin e saj në YouTube, Mirëmbrëma Yje, ku intervistoi figura të njohura të showbizit.

Rikthimi i saj në ekran vjen pas largimit nga Big Brother VIP Albania, ku vetë moderatorja kishte pranuar më parë se, pavarësisht shifrave të majme që qarkullonin, ajo dëshironte që ai format të përfundonte sa më shpejt.