Rrjeti po “zien” nga një video virale që, sipas fansave, konfirmon përfundimisht zërat që qarkullonin prej kohësh: këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe reperi Ledri Vula duket se janë bashkë.
Dyshja është filmuar nga disa shqiptarë në një klub në Paris, ku shfaqen duke kërcyer shumë pranë njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer puthje në buzë. Pamjet janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ndezur reagime të shumta nga publiku.
Prej muajsh qarkullonin aludime për një kimi të veçantë mes tyre, sidomos pas paraqitjeve të përbashkëta në koncerte dhe bashkëpunime muzikore. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk kishte konfirmuar publikisht një lidhje.
Por vëmendja nuk është ndalur vetëm te çifti i ri i showbiz-it. Në qendër të diskutimeve është vendosur edhe reagimi i ish-bashkëshortit të Xhensilës, aktorit Bes Kallaku.
Pak kohë pasi videoja u bë virale, ai publikoi në rrjetet sociale një fotografi të tij duke qeshur, të shoqëruar me përshkrimin: “The reason behind this smile 🙏🏻” (Arsyeja pas kësaj buzëqeshjeje). Postimi është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh ironik apo një reagim indirekt ndaj situatës që po komentohet kudo online.





