Pas disa ditësh pritje, ish-banori i Big Brother VIP Kosova, më në fund ka arritur të largohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Posted by

Pas disa ditësh pritje dhe pasigurie, ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, më në fund ka arritur të largohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kishte mbetur i bllokuar për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore dhe anulimit të disa fluturimeve.

Boksieri i njohur kishte ndarë më herët me ndjekësit një video ku tregonte vështirësitë për t’u larguar nga qyteti, një situatë që bëri mjaft zhurmë në rrjet dhe shqetësoi fansat e tij.

 

 

Në postim ai ka etiketuar vendndodhjen në Stamboll, Turqi, duke konfirmuar se është tashmë në tranzit dhe vetëm një fluturim larg kthimit në shtëpi.

Pas gjithë kësaj periudhe të vështirë udhëtimi, duket se kampioni po i kthehet normalitetit dhe fansat e tij presin me padurim rikthimin e tij.