Sa kushton një video-reklam nga Elijona, finalistja e BBVIP Kosova

Posted by

Finalistja e dytë e edicionit të katër të Big Brother VIP Kosova, Elijona, po fiton shumë nga rrjetet sociale.

Burime të afërta me influenceren konfirmuan se Elijona kërkon 7.500 euro për një video-reklam në profilin e saj.

 

 

Vlen të theksohet se videot do të qëndrojnë në profilin e Elijonës vetëm për tre muaj, një detaj që ndikon edhe në çmimin e reklamave.

Ky zhvillim tregon fuqinë që influencuesit e njohur të BBVIP Kosova po marrin në tregun e marketingut digjital, duke e kthyer rrjetin social në një burim të rëndësishëm fitimi.