Tragjike: Vdes nipi i gjeneralit Agim Çeku pas aksidentit me motor katërrotësh

Posted by

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Çeku dhe opinionin publik. Ka ndërruar jetë i riu Yll Çeku, nipi i gjeneralit Agim Çeku, pas disa javësh në gjendje kome.

I ndjeri nga fshati Qyshk i Peja ishte aksidentuar muaj më parë me motor katërrotësh në dalje të qytetit, duke pësuar lëndime të rënda që e lanë në gjendje kritike.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Familjarë, miq dhe të afërm kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Qyshk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *