“Mos e gjykoni!” – Xheneta shpërthen në reagim pas arrestimit të Gjestit, mesazhi i saj po bën xhiron e rrjetit

Posted by

Pas arrestimit të reperit Gjesti në zyrat e kompanisë Onima, ka ardhur edhe një reagim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale nga Xheneta Fetahu.

Fituesi i Big Brother VIP Albania u shoqërua nga policia pas një përplasjeje me stafin e kompanisë, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim. Ndërkohë, nesër në orën 09:30 pritet të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Menjëherë pas ngjarjes, Xheneta reagoi përmes një postimi në Instagram, ku u bëri thirrje njerëzve të mos nxitojnë me gjykime.

Është shumë e lehtë të flasësh nga jashtë, por shumë më e vështirë të kuptosh se çfarë e çon një person deri në atë pikë”, shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se presioni dhe padrejtësitë mund të shtyjnë dikë në reagime të forta.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një debati të ashpër për kontratën, i cili më pas eskaloi deri në dëmtimin e pajisjeve në zyrë.

Reagimi i saj ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, ndërsa shumë ndjekës po diskutojnë nëse kjo ishte mbështetje për Gjestin apo një mesazh për të qetësuar situatën. 🔥

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *