Një lajm i papritur ka dalë për yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili është bërë baba për herë të parë.
Futbollisti 26-vjeçar, që aktivizohet te Juventus, ka zgjedhur ta mbajë këtë moment të rëndësishëm të jetës së tij larg mediave dhe rrjeteve sociale. Megjithatë, lajmi i bukur është zbuluar nga nëna e tij, Sanije Zhegrova.
Ajo ka ndarë një postim emocionues në Instagram, duke treguar se familja është shtuar me një anëtar të ri. Madje, ajo publikoi edhe një foto nga spitali Città della Salute e della Scienza në Torino, ku ka ardhur në jetë foshnja.
Sipas detajeve të bëra publike, djali i porsalindur është pagëzuar me emrin Mars, një emër i veçantë dhe simbolik, pasi ai lindi më 12 mars 2026.
Ky lajm ka gëzuar familjen Zhegrova, ndërsa fansat e futbollistit kanë filluar menjëherë ta urojnë për kapitullin e ri në jetën e tij.






Leave a Reply