“Perandori im!” – Dedikimi i Diola Dostit për ditëlindjen e Erolld Belegut po bën xhiron e rrjetit

Posted by

Çifti i njohur Diola Dosti dhe Erolld Belegu vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut me momentet romantike që shpesh ndajnë në rrjetet sociale.

Sot është një ditë e veçantë për Erolldin, pasi ai feston ditëlindjen, dhe sigurisht që urimi i partneres së tij nuk ka munguar.

Përmes një fotografie të ndarë në Instagram Story, Diola i ka bërë një dedikim shumë të ndjerë partnerit të saj. Ajo e ka nisur urimin në gjuhën angleze, duke e quajtur atë me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen Perandori im.”

Më pas, Diola ka vazhduar me një mesazh të gjatë dhe plot emocion në gjuhën shqipe, ku e përshkruan partnerin e saj si një bekim në jetën e saj.

“Paç jetën siç ke zemrën! Të bardhë, flori e diamant! Të paça sa malet! Ti je prova që Zoti më do shumë”, ka shkruar ajo në dedikimin e saj.

Postimi romantik ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të çiftit, të cilët shpesh komentojnë dhe shpërndajnë momentet e tyre të dashurisë në rrjetet sociale.