Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka reaguar lidhur me implementimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet në Kosovë.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Rama ka përshëndetur koordinimin mes Kosovës dhe Bashkimi Evropian, duke theksuar se procesi i shpërbërjes së strukturave paralele është një sfidë e vështirë.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka pranuar të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, si dhe të njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe.
Këta hapa synojnë të zbusin pasojat e zbatimit të plotë të Ligjit për të Huajt dhe rregullave për automjetet, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 15 mars. Sipas legjislacionit në fuqi, personat që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës duhet të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në rrugët e vendit për më shumë se tre muaj pa autorizim.





