Një moment i tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorja Greta është përjashtuar nga gara dhe ka lënë menjëherë shtëpinë.
Ngjarja ndodhi menjëherë pas përfundimit të pjesës së dytë të spektaklit, kur Greta vijoi debatin me Juela. Gjatë përplasjes mes tyre, situata u përshkallëzua dhe u përdorën komente të rënda që tensionuan atmosferën në shtëpi.
Para se të komunikohej vendimi i “Vëllait të Madh”, dy banoret u vendosën përballë njëra-tjetrës për të sqaruar situatën. Juela theksoi se familja e saj është e nderuar dhe akuzoi Gretën se kishte përdorur një fjalor ofendues ndaj saj.
“Kjo më tha që je një rrugaçe, prostitutë rruge. Je një lojtare kaq e pisët moj vajzë, turp t’i vijë familjes tënde për atë që po tregon ti këtu”, u shpreh Juela gjatë debatit.
Nga ana tjetër, Greta u mbrojt duke thënë se edhe ajo ka një familje dhe një të fejuar që e presin jashtë shtëpisë, duke theksuar se arritja e saj më e madhe është suksesi në punë.
Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve në shtëpi pranuan se e kishin dëgjuar komentin e Gretës ndaj Juelës, çka ndikoi në vendimin përfundimtar të produksionit. Si rezultat, Greta u përjashtua menjëherë nga gara e Big Brother VIP Albania.





