Babai i Selin surprizon me deklaratën për Gimbon: “E dua si djalin tim”

Posted by

Lidhja mes Selin dhe Gimbo brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania duket se ka marrë një mbështetje shumë të rëndësishme nga familja e banores.

Babai i Selin, Toni Bollati, ka folur së fundmi për këtë raport gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin Big Brother VIP Fan Club, ku ka treguar hapur se e mbështet këtë romancë që ka lindur brenda shtëpisë.

Ai u shpreh se Gimbon e konsideron si një anëtar të ri të familjes dhe se e sheh njësoj si djalin e tij, për aq kohë sa ai i qëndron pranë vajzës së tij.

Ky deklarim vjen në një moment të rëndësishëm për rrugëtimin e Gimbos në lojë, pasi ai ndodhet aktualisht në një televotim të vështirë që mund të rrezikojë qëndrimin e tij në shtëpi. Për këtë arsye, Toni Bollati i bëri edhe një thirrje publike familjes së Gimbos dhe publikut në Kosovë që ta mbështesin atë me vota.

“Nëse loja është e sinqertë, Gimbo do vazhdojë të jetojë me vajzën time aty brenda. Gimbon e dua shumë,” u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo thirrje do të ndikojë në votat e publikut dhe nëse Gimbo do të arrijë të shpëtojë nga nominimi në spektaklin e radhës të Big Brother VIP Albania.