Ndjekësit e Elijona Binakaj dhe Klodian Mihaj kanë vënë re një detaj intriguese në postimet e fundit të dyshes në Instagram. Të dy kanë ndarë video “Try On Haul”, por prapavija e secilës video duket të jetë e njëjtë – një hapësirë kuzhine që përsëritet në mënyrë identike.
Kjo ka nxitur menjëherë aludimet mes ndjekësve: a është e mundur që dyshja po bashkëjeton? Fansat kanë filluar të krahasojnë çdo detaj të videos dhe ambientit, duke i komentuar se duket sikur të dy po shfaqen vazhdimisht në të njëjtën hapësirë, duke shtuar dyshimet për një raport më të afërt jashtë kamerave.
Megjithëse deri tani Elijona dhe Klodi nuk kanë konfirmuar asgjë, prania e tyre e përsëritur në të njëjtin ambient ka ndezur spekulime të forta në rrjetet sociale, duke i lënë ndjekësit të pyesin: a janë thjesht miq apo një çift që ka vendosur të bashkëjetojë?
Ky detaj i vogël i videove duket se ka hapur një kapitull të ri thashethemesh për çiftin më të përfolur pas daljes nga BBVK.





