Shpërthen skandali në BBVA – akuza të rënda për babanë e Selin, reagon menjëherë nga jashtë!

Posted by

Një debat i ashpër ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë ishin Rogert Sterkaj dhe Selin Bollati. Situata ka degraduar pasi Rogerti ka hedhur akuza të rënda, duke përfshirë edhe familjen e banores.

Gjatë përplasjes, ai i është drejtuar Selinit me deklaratën: “Ti nuk pranon që e ke babanë në burg”, duke rikthyer një temë që, sipas tij, ishte diskutuar edhe më parë në shtëpi.

Selin nuk ka qëndruar në heshtje dhe i është kundërpërgjigjur menjëherë me tone të ashpra: “Ku do më kllaposësh, o hajdut”, duke e tensionuar edhe më shumë situatën mes tyre.

Pas kësaj deklarate, reagimi ka ardhur edhe nga jashtë. Babai i Selinit, në një intervistë për emisionin “Fan Club”, ka mohuar kategorikisht akuzat, duke theksuar se është mirë dhe se asgjë nga ato që janë thënë nuk është e vërtetë.

Ndërkohë, Rogert Sterkaj ka paralajmëruar se do të bëjë publike edhe informacione të tjera që lidhen me Selinin, duke lënë të kuptohet se përplasja mes tyre nuk ka përfunduar ende.

Debati ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë në qëndrime, ndërsa pritet të shihet nëse kjo situatë do të ketë pasoja edhe brenda shtëpisë së BBVA.