Alaudin Hamiti zbulon të vërtetën që askush s’e priste – “A kam qenë ndonjëherë i dehur në prime?”

Posted by

Moderatori i njohur Alaudin Hamiti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një përgjigjeje të sinqertë dhe me humor ndaj një pyetjeje që shpesh diskutohet nga publiku.

Në një InstaStory të publikuar së fundmi, ai iu përgjigj një ndjekësi që e pyeti drejtpërdrejt: “A je kon najherë drunk n’prime?”.

Me stilin e tij karakteristik, Hamiti e mohoi menjëherë një gjë të tillë duke shkruar: “Hahahaah kurrë!”, duke e bërë të qartë se nuk ka qenë asnjëherë në gjendje të dehur gjatë transmetimeve live.

Më tej, Alaudin Hamiti sqaroi edhe raportin e tij me alkoolin, duke theksuar se nuk është një konsumues i rregullt: “Nuk jam fans i madh i alkoolit, por rrallëherë ndonjë gotë sa për gëzuar. Ata që më njohin e din që edhe në festa, shumicën e kohës pi ujë”.

Ai nuk ngurroi të shtojë edhe një notë humori për veten, duke thënë: “E di që jam i mërzitshëm”, duke lënë të kuptohet se preferon një stil jete më të qetë dhe të kontrolluar.

Deklarata e moderatorit është pritur pozitivisht nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar sinqeritetin dhe profesionalizmin e tij, sidomos duke marrë parasysh presionin e madh që sjellin daljet live në televizion.