Vëllai i Rogertit reagon pas fjalëve të babait të Selinës: “Të telefonojë dhe…”

Posted by

Vëllai i Rogert Sterkajt, Xhuljo Sterkaj, ka reaguar lidhur me deklaratën e babait të Selinës në emisionin “Fan Club”, ku ai kritikoi banorin për debatet e vazhdueshme me të bijën brenda Big Brother VIP 5.

 

“Kur e shan një vajzë mbi dy herë, ke ofenduar burrin, babanë, dajat dhe gjithë familjen e vajzës.”

 

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Xhuljo sugjeroi që komunikimi i drejtpërdrejtë mes familjeve do të shmangte keqkuptimet dhe tensionet:

“Do ishte mirë të fliste privatisht, jo në televizor. Rrugët i ka të hapura, por ne nuk duam konflikt. Mund ta marrë babain në telefon kur të dojë dhe të flasin, të bien dakord. Më mirë të qetësohen, aty brenda ndodhin edhe gjëra të bukura, qeshin me njëri-tjetrin, bëjnë edhe shaka.”

Ai shtoi se Rogerti po luan lojën e tij brenda shtëpisë ashtu si të gjithë banorët, dhe se përmendja e familjarëve të tij nuk duhet të kthehet në konflikt publik:

“Unë kur hyra i thashë bëni lojë më të bukur. Edhe Rogertit ia kanë përmendur djalin dhe duhet t’u vijë turp, por është loja e tyre.”

Deklaratat e Xhuljos vijnë në një moment kur debatet brenda Big Brother VIP 5 kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, duke bërë që familjarët të ndërhyjnë për të qetësuar situatën.