Lirohet Gjesti nga paraburgimi – prapaskenat e vendimit të Gjykatës!

Posted by

Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai ishte ndaluar nën dyshimet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë “Kanosjen”, “Asgjësimin apo dëmtimin e pasurisë” si dhe “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Vendimi për lirimin e tij vjen pas zhvillimeve të fundit në procedurë, duke bërë që të pushojnë arsyet ligjore për mbajtjen e tij në paraburgim.

Rasti i Gjestit kishte tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ku shumë figura publike dhe fansa kishin reaguar në mbështetje të artistit.

Mbetet të shihet se si do të vijojë procesi ndaj tij dhe nëse ky rast do të ketë ndikim në karrierën e tij muzikore.