“Nuk i fal mungesën e besimit” – Monika Kryemadhi ‘mbyll kapitullin’ me Ilir Meta

Posted by

Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke konfirmuar se nuk ka më asnjë raport me ish-partnerin e saj, Ilir Meta, as në aspektin politik dhe as në atë emocional.

Ajo theksoi se lidhja mes tyre tashmë ekziston vetëm për shkak të fëmijëve, ndërsa ndarja ka ardhur si pasojë e mungesës së besimit.

“Nuk kam më asnjë raport, qoftë politik apo emocional me Metën. Jam vetëm në raport me fëmijët,” u shpreh ajo.

Sipas Kryemadhit, ajo që nuk mund të falë është pikërisht fakti që Meta nuk kishte besim tek ajo, pavarësisht se ajo vetë nuk ka vënë kurrë në dyshim vendimet e tij.

“Unë nuk i fal askujt mungesën e besimit. Nuk do ta pranoja kurrë që besimin e Metës ndaj meje ta thyente një njeri kalimtar në jetën e tij,” deklaroi ajo.

Në një rrëfim personal, ajo tregoi edhe një detaj që ka tërhequr vëmendje: në telefonin e saj, Ilir Meta ishte i regjistruar si “zemra ime”, ndërsa sipas saj, ai kishte dëgjuar aludime për tradhti.

Kryemadhi shtoi se Meta ka zgjedhur t’i besojë më shumë rrethit të tij shoqëror sesa asaj, gjë që sipas saj ka çuar në këtë ndarje përfundimtare.

Deklarata e saj pritet të ketë jehonë të madhe, jo vetëm në aspektin personal, por edhe në atë politik, duke qenë se të dy kanë qenë figura kyçe në skenën politike shqiptare.