Klodi flet për Benitën: “Respekt, por asgjë më shumë” – reagimi i ish-banores së BBVK

Posted by

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova 4, Klodi, ka dhënë një intervistë ku ka folur për ish-banorët e tjerë, duke u ndalur edhe te Benita.

Ai theksoi se mes tyre nuk ekziston asgjë më shumë se një njohje korrekte:

“E vlerësoj si njeri, ngel respekti që kam për të, por nuk kemi ndonjë raport. Nëse e takoj, e përshëndes, ia uroj të gjitha të mirat, por asgjë më shumë,” deklaroi Klodi.

Megjithatë, kjo deklaratë duket se nuk ka kaluar pa reagim nga vetë Benita. Pak orë pas intervistës, ajo publikoi një ‘InstaStory’ që është interpretuar si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj fjalëve të Klodit, duke mbajtur gjallë debatet mes ish-banorëve të BBVK.