Robin Krasniqi surprizon bashkëshorten me një moment magjik romantik

Posted by

Kampioni shqiptar i boksit, Robin Krasniqi, nuk ka treguar vetëm aftësi në ring, por edhe mjeshtëri në dashuri. Së fundmi, ai i ka bërë një surprizë modeles Marigona Krasniqi, duke e lënë pa fjalë me një unazë të re që të “verbon” sytë.

Edhe pse tashmë të martuar dhe me dy fëmijë, ky moment ngjante si një propozim i dytë. Marigona e ka përshkruar këtë gjest në Instagram si një ëndërr nga e cila nuk donte të zgjohej:

“Tashmë të martuar, me dy shpirtra të vegjël… e megjithatë ja ku jemi, duke rënë në dashuri nga e para,” – shkroi ajo, duke theksuar se “përgjithmonë” nuk është thjesht një premtim, por një zgjedhje e përditshme.

Humori i Marigonës e bëri momentin edhe më të veçantë, duke zbuluar se qëllimi i vërtetë i Robinit pas dhuratës luksoze ishte… një “aplikim zyrtar” për fëmijën e tretë!