Romeo Veshaj tregon arsyet e ndarjes nga Heidi Baci

Posted by

Romeo Veshaj ka folur për herë të parë rreth ndarjes së tij nga Heidi Baci. Në një intervistë për “X Radio”, ai ka sqaruar prapaskenat e romancës që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 3 dhe vazhdoi edhe për disa muaj pas finales.

Romeo ka treguar se, edhe pse gjatë eksperiencës televizive ata ishin krah për krah deri në finale, jeta jashtë kamerave solli sfida të tjera. Pas daljes nga shtëpia, ata qëndruan së bashku për tre muaj, por u bë e qartë se vizionet e tyre për të ardhmen nuk përputheshin.

Ai theksoi:

“Lidhja ime me Heidin përfundoi me respekt. U njohëm brenda, qëndruam tre muaj jashtë dhe nuk funksionoi. Kishim mendime të ndryshme për jetën.”

Me këtë deklaratë, Romeo ka mbyllur çdo hapësirë për aludime mbi konflikte të mundshme midis tyre.