Ferma VIP 3: Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani bashkë si opinioniste – Si do të rrjedhë atmosfera?

Posted by

Të premten nis edicioni i tretë i “Ferma VIP”, dhe emocionet nuk mungojnë, veçanërisht te karriget e opinionisteve. Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani do të ulen krah njëra-tjetrës si kolege, por historia e tyre e mëparshme e “fërkimeve” televizive e bën këtë bashkëpunim të pritshëm me intrigë.

Përplasja e tyre nisi në vitin 2022, gjatë pjesëmarrjes së Einxhelit në Big Brother VIP 1, kur Armina doli hapur kundër saj në emisionin “Goca dhe Gra”, duke mbështetur rivalin e saj, Ilir Shaqirin. Pas daljes së Einxhelit nga shtëpia, ajo u ftua në të njëjtin emision, por Armina mungoi, duke nxitur një deklaratë thumbuese të Einxhelit:

“Zgjedhja më e mirë do ishte që ajo mos të ishte këtu kur unë të isha e ftuar, besoj që nuk donte të më shihte me sy!”

Armina reagoi duke sqaruar se nuk kishte asgjë personale kundër Einxhelit, por thjesht nuk e kishte pëlqyer sjelljen e saj te Big Brother. Tani, rrugët e tyre u kryqëzuan sërish dhe të dyja do të ndajnë të njëjtin panel me role të barabarta, duke lënë publikun kurioz për atmosferën që do të krijohet.

Për fansat e “Ferma VIP”, kjo do të jetë një javë plot emocion dhe momente të paparashikueshme në ekran.